E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borchardt: “Të gjendet zgjidhja për krizën”

Autori i Lajmit: Redaksia

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Bernd Borchardt, bëri thirrje përsëri dje për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Gjatë pjesëmarrjes në një aktivitet shqiptaro-gjerman në Durrës, ambasadori Borchardt ka kërkuar zgjidhjen e shpejtë të krizës politike në mënyrë që ajo të mos ketë pasoja për vendin. Diplomati gjerman kërkoi që Shqipëria të përqendrohet në ndërmarrjen e reformave të nevojshme për integrimin duke u fokusuar fort në luftën kundër korrupsionit. Ambasadori tha se luftimi efektiv i korrupsionit dhe rritja e sigurisë në zbatimin e ligjit, janë kushte të domosdoshme që Shqipëria duhet të përmbushë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Ky lajm është publikuar: 28/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›