E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali i naftes kontroll pasurive te te arrestuarve

TIRAN- Kur ka kaluar vetem nje jave nga arrestimi i 12 te dyshuarve dhe dy te tjereve te shpallur ne kerkim per skandalin e mbetjes se naftes me emrin Vergine njesia hetimore e Task-Forces ka futur ne site pasurite e tyre dhe te pjesetareve te ngushte te familjes. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit qendror te akuzes sipas te cileve eshte kerkuar verifikimi dhe evidentimi i pasurise per personat e dyshuar ne te gjitha institucionet shteterore e private ne vend.

Gjate hetimeve pese mujore te skandalit me mbetjen e naftes Vergine jane konstatuar elemente te vepres penale te pastrimit te produkteve te vepres penale e njohur ndryshe si akuza e pastrimit te parave. Ky konstatim ka ardhur pasi te dyshuarit perfitonin shuma te medha parash nga shitja dhe perzierja e naftes Vergine me naften e benzinen cilesore si dhe nga perfitimet e rimbursimit te eksportit fiktiv te kesaj mbetjeje duke i investuar ata ne asete te ndryshme biznesi.


Per identifikimin e tyre eshte kerkuar nga te gjitha institucionet ligj zbatuese ne vend qe te identifikojne dhe evidentojne pronat dhe pasurit e tyre si dhe pjesetareve te ngushte te familjes-thane burimet e akuzes.

Sipas tyre eshte kerkuar nga Qendra Kombetare e Regjistrimit te vendose ne dispozicion te prokurorise te gjitha materialet apo te dhenat per aktivitetet e biznesit qe keta te dyshuar kane ne emer te tyre dhe pjesetareve te ngushte te familjes. Gjithashtu eshte kerkuar nga te gjitha zyrat e regjistrimit te pasurive te paluajtshme te evidentojne pronat e tyre si dhe nga bankat e nivelit te dyte ne vend per te identifikuar ne menyre analitike llogarite bankare te kompanive dhe personave te dyshuar e pjesetareve te familjes se tyre.


Pas identifikimit te tyre sipas prokurorise keto prona do i nenshtrohen hetimit dhe me pas sekuestrimit te tyre nese rezultojne te ngritura nga te ardhurat e perfituara nga mashtrimi me mbetjen e naftes Vergine dhe eksporti fiktive i saj duke perfituar rimbursimin e TVSH-se.

Nderkohe nga te dhenat paraprake te hetimit prokuroria ka identifikuar se biznesmeni Hajri Elezaj njeherazi pronari dhe administratori i kompanise Euroil sh.a. qe kishte ekskluzivitetin e eksportit te mbetjes se naftes Vergine rezulton te jete pronar e aksioner ne tre kompani te ndryshme.


Nje prej tyre Euroil sh.a. ka te beje me tregtimin e hidrokarbureve shoqeria White Star Petroleum ku figuron edhe emri i biznesmenit Elezaj ka te bej me tregtimin dhe vendzbulimin e burimeve te naftes etj.

Ndersa biznesmeni Iliaz Fisheku i njohur edhe si Lad Fisheku rezulton se eshte ortak dhe pronar i kompanise Fisheku sh.a. qe ushtron aktivitetin e biznesit ne fushen e hidrokarbureve se bashku me djalin e tij tashme te arrestuar Martin Fisheku me kompanine qe ky i fundit ka ne zoterim Martini sh.p.k.



METE masa ndaj 11 kompanive mungojne Euroil dhe Fisheku
Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes i ka hequr dje licencat kater kompanive qe tregtonin karburante dhe ka pezulluar licencat e shtate kompanive te tjera. Ky vendim ka ardhur pas inspektimeve me te fundit qe jane bere nga Inspektorati Qendror Teknik dhe pas urdhrit te ministrit Naco per verifikimin e shqetesimeve qe kishin ardhur ne adrese te METE-s per tregtimin e naftes bruto jashte destinacionit ligjor dhe teknik te perdorimit te saj-thuhet ne njoftimin e METE-s.


Per kete ceshtje prokuroria ka nisur nje hetim dhe jane arrestuar administratoret e kompanive Euroil dhe Fisheku. Por ne listen e kompanive ndaj te cilave jane marre masa nga METE mungojne si Euroil ashtu edhe Shaban Fisheku.


Kompanite te cilave iu jane hequr licencat
Shoqeria Erkoci-Ad-El sh.a.
Shoqeria Dhima sh.a
Shoqeria Omegaz Energy sh.a
Shoqeria Edi Kompani sh.a

Kompanite te cilave u jane pezulluar licencat
Shoqeria Tiramol sh.a
Shoqeria Albania Airlines Jet Fuel Supply sh.a
Shoqeria Beusal sh.
Shoqeria Pilinci Enterprise Co
Shoqeria Orient sh.a
Shoqeria Jemishta sh.a
Shoqeria Auto Lubrifikant sh.a

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›