E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toure, pozitiv në doping

Nga Express më 05 mars 2011 në ora 14:30

Manchester City ka suspenduar qendërmbrojtësin Kolo Toure pasi ai ka dalë pozitiv në testin doping për një “substancë specifike” gjatë ekzaminimit rutinor duke mos i lënë klubit asnjë opsion tjetër përveç të marrë masa.

29-vjeçari nuk do të ketë të drejtë të paraqitet as në ndeshjet e ekipit të dytë deri në përfundim të hetimeve dhe mund të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit. Ish-mbrojtësi i Arsenalit është futbollisti i parë i një klubi nga Premierliga që del pozitiv në doping test, pas Adrian Mutus (Chelsea) më 2004 dhe rrezikon dënim prej paralajmërimit deri në dënim dyvjeçar.

“Manchester City konfirmon se është njoftuar nga FA se Kolo Toure është testuar pozitiv në mostrën A për një substancë specifike. Si rezultat i kësaj, ai është suspenduar nga pjesëmarrja në ekipin e parë dhe të dytë deri në përfundim të procesit ligjor”, thuhej në komunikatën e Manchester Cityt. Toure thuhet se ka dalë pozitiv për një substancë që është gjetur në përmbajtje të ushqimit dietal.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›