E Diel, 1 Nëntor 2026

Bordi i Monitorimit publikon raportin për dadat 15-16 qershor

Bordi i Monitorimit të Medias publikon raportin ku ka monitoruar pasqyrimin e fushatës zgjedhore nga mediat audiovizive në edicionet informative të lajmeve. BMM në lidhje me të dhënat që rezultuan nga monitorimi, të pasqyruara në tabelat përkatëse çmon: TVSH, në edicionet informative ka transmetuar 66.72 minuta për PD dhe 21.90 minuta për PS. TV Klan: në edicionet informative ka transmetuar 56.70 minuta për PD dhe 16.00 minuta për PS. Tv Top Channel: në edicionet informative 25.25 minuta PD përkundrejt 13.73 minuta për PS. TV Vizion Plus: në edicionet informative ka transmetuar 12.98 minuta për PD dhe 6.88  minuta për PS. Alsat: në edicionet informative ka transmetuar 13.32 minuta për PD dhe 8.95 minuta për PS. TV Koha: në edicionet informative ka transmetuar 12.75 minuta PD dhe 7.65 minuta për PS. Shijak Tv: në edicionet informative ka transmetuar 15.92 minuta për PD dhe 15.63 minuta  për PS. Ufo  Education: në edicionet informative  ka transmetuar 14.17 minuta për PD dhe 7.38 minuta për PS. Neës 24: në edicionet e informative ka transmetuar 57.30 minuta për PD dhe 47.32 minuta për PS. Ora Neës: në edicionet informative ka transmetuar  21.33 minuta për PD dhe 5.22 minuta për PS. Nesër TV: në edicionet informative ka transmetuar 55.37 minuta për PD dhe 16.40 minuta për PS. A1: në edicionet informative ka transmetuar 27.98 minuta për PD dhe 21.33 minuta për PS. Mediasat: në edicionet informative ka transmetuar 8.50 minuta për PD dhe 7.05 minuta për PS. Real TV: në edicionet informative ka transmetuar 7.93  minuta për PD dhe 0.00 minuta për PS. Radio Tirana: në edicionet informative ka transmetuar 9.05 minuta për PD dhe 7.65 minuta për PS. TAR:  në edicionet informative ka transmetuar 1.92 minuta për PD dhe 1.85 minuta për PS. Ndërkohë ende KQZ nuk ka miratuar raportin e dytë javor të BMM, ngaqë kjo e fundit erdhi me 2 raporte që kishin shifra të ndryshme për minutazhin e pasqyrimit të fushatës zgjedhore. Shumica e anëtarëve të BMM përfaqësues të Partisë Demokratike, një pjesë të kohës të pasqyruar në media të fushatës së PD, e kanë kaluar si kohë të qeverisë. Ndërsa anëtarët e Partisë Socialiste kanë paraqitur një raport pranë KQZ, në të cilin është përfshirë edhe koha e qeverisë për përurimet dhe kartat e identiteti, që sipas tyre është përdorur për fushatë. Të dyja palët i bënë apel Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të marri masa ndaj televizioneve që të balancojnë kohën në favor apo disfavor të forcave politike që ata përfaqësojnë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›