PD, thirrje qytetarëve të tërheqin letërnjoftimet elektronike
Partia Demokratike u bëri thirrje të enjten qytetarëve të tërheqin sa më shpejt letërnjoftimet elektronike, një dokument bazë për votimet e 28 qershorit së bashku me pasaportat. Zëdhënësja e PD, Erla Mëhilli, u shpreh gjatë një konference për shtyp, se dje më shumë se 1 milionë shqiptarë kanë marrë letërnjoftimin e ri, duke shtuar se PD përshëndet qytetarët që kanë tërhequr letërnjoftimet e reja duke pasur kështu dokumentacionin më modern të identitetit të tyre.
Por, sipas saj, sërish janë stok në qendrat e shpërndarjes mbi 300 000 letërnjoftime elektronike. Në këtë kontekst, Mëhilli tha se PD u bën thirrje miqësore të gjithë qytetarëve të tërheqin sa më shpejt letërnjoftimet e tyre nga qendrat e shpërndarjes, si dëshmi e vullnetit të tyre për të kontribuar në procesin zgjedhor.