Qeveria emëron anëtarët e këshillit drejtues të FSHZH
Në mbledhjen e djeshme, Këshilli i Ministrave në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 17, të ligjit nr. 10130, datë 11.5.2009, Për Fondin Shqiptar të Zhvillimit, me propozimin e zëvendëskryeministrit, vendosi emërimin e anëtarëve, përfaqësues të pushtetit qendror, në këshillin drejtues të FSHZH-së.
Anëtarët janë Genc Ruli, ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Majlinda Bregu, ministre e Integrimit, Ferdinand Poni, zëvendësministër i Brendshëm, për çështjet e pushtetit vendor dhe të decentralizimit si dhe Sherefedin Shehu, zëvendësministër i Financave. Ky vendim hyn në fuqi më datën 1 korrik 2009.