E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bordi i Monitorimit të Medias paraqet raportin

Me përfundimin e fushatës elektorale, Bordi i Monitorimit të Mediave ka mbyllur punën e tij, duke depozituar dje në KQZ raportin përfundimtar të punës së tij njëmujore. Sipas Bordit të Monitorimit të Medias, si në ditën e fundit të punës së tij ashtu edhe gjatë gjithë muajit, Partia Demokratike ka pasur favorizim të pasqyrimit të aktiviteteve të saj politike në televizione gjatë fushatës elektorale. Raporti evidenton monitorimin e kryer nga ora 12:00 deri në orën 01:00 të datës 25 qershor 2009, ku KQZ kontrolloi kohën e vënë në dispozicion të subjekteve zgjedhore nga operatorët radiotelevizivë, për edicionet informative. Kështu, TVSH, në edicionet informative, ka transmetuar 97.30 minuta për PD dhe 53.67 minuta për PS. Në favor të mazhorancës aktuale ka qenë dhe "TV Klan", që në edicionet informative ka transmetuar 69.68 minuta për PD dhe 11.83 minuta për PS. Edhe "Top Channel", në edicionet informative ka favorizuar me 19.25 minuta PD përkundrejt 12.95 minuta për PS. TV "Vizion Plus", në edicionet informative ka transmetuar 15.27 minuta për PD dhe vetëm 9.23 minuta për PS. Me të dyja këmbët ka shkelur ligjin për ekuilibra në edicionet informative, edhe "Shijak TV". Në edicionet informative ka transmetuar 22.43 minuta për PD dhe 11.27 minuta për PS. Pranë këtij favorizimi pro mazhorancës ka qenë edhe "Alsat".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›