Bordi i Teatrit Kombëtar shqyrton 6 projekte
TIRANE-Teatri Kombëtar ende nuk ka zgjedhur ende asnjë premierë të re për sezonin artistik. Ndonëse pak kohë më parë u zgjodh një bord i ri, nga mbledhja e parë e tyre nuk është vendosur ndonjë gjë konkrete. Tashmë, gjashtë nga 12 projektet e paraqitura aktualisht në TK u janë shpërndarë anë-tarëve të bordit artistik për të vendosur se cila prej tyre do të ketë fatin të vihet në skenë ngjatë këtij sezoni, i cili është çelur me premierën e dramës "Trojanët". Ndërkohë, sipas drejtorit Kristaq Skrami teatri do të vazhdojë punën me pjesë të repertorit si "Franku i V", "Alegretto Albania", etj. Skrami bëri të ditur se 6 projektet e paraqitura janë "Një dashuri e tillë" nga Pavëll Kohol, paraqitur nga Mihal Luarasi, "Filomena Marturano" nga Eduardo De Filipos, paraqitur nga Albert Minga, "Fishkëllimë në errësirë" nga autori irlandez Tom Mërfi, paraqitur nga Spiro Duni, "Dhëndri i mallkuar" nga autori rumun Aleksandër Kiricesku, paraqitur nga Alfred Bualioti dhe Agim Qiriaqi, komedia "Koha fajtore" e Ruzhdi Pulahës dhe komedia "Stela" nga Andon Qesari. Ndërkohë, sipas Skramit, në projektet e paraqitura ka edhe pjesë të tjera nga dramaturgjia kombëtare, të cilat do t'i paraqiten bordit.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)