E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kate Moss “shndërrohet” në skulpturë ari

realizuar nga artisti Marc Quinn, skulptura prej ari e quajtur “Sirena” peshon 50 kilogram dhe kushton plot 2.6 milion dollare amerikane. Ne qender te saj eshte top modelja britanike e njohur ne mbare boten Kate Moss 

LONDER-Muza e stilistit amerikan Kalvin Clein, Kate Moss eshte perjetesuar ne nje skulpture madheshtore prej ari qe konsiderohet si me e madhja ne bote qe nga koha e Egjiptit te lashte. E realizuar nga artisti Marc Quinn, skulptura prej ari e quajtur “Sirena” peshon 50 kilogram dhe kushton plot 2.6 milion dollare amerikane. Ne qender te saj eshte top modelja britanike e njohur ne mbare boten Kate Moss. Ajo shfaqet duke bere joga ne skulpturen qe eshte pjese e ekspozites se ashtuquajtur Statuephilia. “Sirena” eshte vetem nje prej punimeve te artit kontemporan qe eshte duke u shfaqur ne Muzeun Britanik te Londres. Mes kesaj kryevepre prej ari shfaqen edhe disa statuja Greke. Ekspozita do te jete e hapur deri me 4 tetor.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›