Shkrumbohet në 45 minuta fabrika e kartonit
Një punishte e prodhimit të letrave higjienike në fshatin
Sofratikë të Dropullit të Poshtëm në Gjirokastër është përfshirë
nga fl akët e zjarrit mëngjesin e djeshëm. Ndërtesa është
djegur pothuajse tërësisht, ndërkohë që mendohet se shkak
për incidentin e ndodhur ka qenë një urdhër i vetë pronarit të
fabrikës, për djegien e mbeturinave të ambalazheve të kartonit
në mjediset e brendshme të ndërtesës. Mësohet se zjarri ka rënë
rreth orës 10:30 të mëngjesit dhe brenda 45 minutave gjithçka
është shkrumbuar dhe shndërruar në gërmadhë. Zjarrfi këset
kanë ardhur 30 minuta me vonesë, sepse automjetet e parkuara
afër fabrikës e kanë bërë të pamundur afrimin e tyre. Ndërkohë,
pavarësisht tentativave, ndërtesa është shkrumbuar plotësisht.
Punishtja e ndërtuar nga Vangjel Vaso, rreth gjashtë vjet më
parë, prodhonte kuti kartoni për ambalazh dhe peceta letre. Ky
konsiderohej si një ndër bizneset më të suksesshme në zonën
e Dropullit. Sipas përllogaritjeve të përafërta, dëmi i shkaktuar
mendohet të jetë rreth 50 milionë lekë të reja.