Borë e madhe në Kozanë, 15 autobusë ndalohen në Kapshticë
KAPSHTICË- Qarkullimi i autobusëve dhe mjeteve të rënda nga pika doganore e Kapshticës drejt Greqisë do të qëndrojë e bllokuar gjatë gjithë ditës së sotme dhe nesër (e shtunë), pasi reshjet e shumta të dy ditëve të fundit kanë bllokuar rrugët nacionale, që përshkojnë zonën e Kozanit në Greqi.
Pala greke ka kërkuar që të ndalohet qarkullimi i automjeteve për të shmangur aksidente të mudnshme.
Burime të Drejtorisë së Policisë në Qarkun e Korçës bënë të ditur për se "dogana greke e Kapshticës nuk do të lejojë kalimin e autobusëve dhe mjeteve të rënda si pasojë e bllokimit të rrugëve nga dëbora".
Sipas burimeve, qarkullimi do të jetë i mundshëm vetëm për kalimtarët dhe automjetet e vogla.
15 autobusë të bllokuar
Por, në Kapshticë është krijuar një situatë jo normale dhe e vështirë për pasagjerët, njofton sot TvNews24. Rreth 15 autobuse po qëndrojnë me orë të tëra në në pritje për të kaluar, por autoritetet greke iu kanë ndaluar rreptësisht kalimin e kufirit për shkak të borës së madhe. Drejtues të doganës u bëjnë apel drejtuesve të autobusëve të kthehen, por pasagjerët nuk pranojnë. Emigrantë të shumtë që presin të kthehen në Greqi shprehen se kanë 10-12 orë që presin të kalojnë kufurin dhe se kjo pritje nuk duhet të zgjasë më pasi mes tyre ka shumë pleq e fëmijë që prej orësh në të ftohtë po presin kalimin e tokën greke.
Aktualisht po punohet për kthimin e rrugëve në normalitet, por mendohet se kjo situatë do të vijojë të mbetet e njëjtë të paktën për dy ditë.
Mësohet se do të ketë një njoftim zyrtar se kur do të jetë i mundshëm qarkullimi për autobusët dhe mjetet e rënda.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Bora në Kapshticë