Lëvizja serbe '1389' vepron lirshëm në veri të Kosovës
PRISHTINË- Derisa në Serbi vazhdojnë debatet pranë Gjykatës Kushtetuesë për ndalimin e lëvizjes djathtiste serbe “1389”, anëtarët e saj pa asnjë kufizim apo ndërhyrje zbatojnë aksione në veri të Kosovës.
Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe zbulon nga autoritetet lokale se kjo lëvizje ka marrë me qera banesa në Zveçan duke u përgatitur për të mbrotjur Kosovën me cdo cmim.
Në muret e banesade ku jetojnë anëtarët e lëvizjes janë ngjitur fotot e të akuzuarve për krimet më të mëdha të bëra në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore: Radovan Karadiz dhe Ratko Mladic.
"Unë kam Darko Panovic anëtar i Lëvizjes Kombëtare Serbe '1389 '. Ne jemi aktualisht në pjesën veriore të Kosovës. Këtë e konsiderojmë territor të okupuar dhe i kemi të gjitha të drejtat e mundshme që ta çlirojmë me të gjitha mënyra e mundshme ",,- thotë për Evropa e Lirë në gjuhën serbe, njëri nga anëtarët.
Edhe pse "1389" nga organet kompetente të Serbisë cilësohet si një nga grupet potencialisht më të rrezikshme djathtiste, askush në Serbi nuk ka reaguar ndaj aktiviteteve të tyre të organizuara në veri të Kosovës. Pa probleme ata bëjnë plane edhe për ditët pas barrikadave, raporton Telegraf.
Në Beograd, lideri i "1389", Misa Vacic, në “Radio Fokus” ka thënë: “Në barrikadën e Rudares kemi vendosur shtabin dhe qendrën tonë koordinuese”. Ndërsa, Panovic thotë se nuk beson në dialogun me shqiptarët, të cilët ai i sheh si armiq.
(el.me/BalkanWeb)