Naço me homologun maqedonas: Kushte të favorshme për investime
TIRANË- Ministri i Ekonomisë Nasip Naço, priti në një takim ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë, Valon Saraçini. Dy ministrat diskutuan në lidhje me raportet ekonomike mes 2 vendeve dhe mundësisë së shtimit të investimeve. Ministri Naco i bëri thirrje homologut të tij maqedonas se Shqipëria është një vend atraktiv për investime në fushën e energjisë, turizmit, por edhe infrastrukturës.
“Ftojmë gjithë biznesin maqedonas, për të ardhur dhe investuar në Shqipëri, pasi ne jemi të hapur dhe do të krijojmë klimë të favorshme për të gjithë bizneset, edhe për biznesmenët maqedonas. Ne kemi sot një ligj për mbrojtjen e investimeve të huaja dhe mbrojmë të gjithë investimet e huaj që janë mbi 10 milionë euro”,- theksoi Naco.
Ndërsa, kreu i ekonomisë maqedonase, Valon Saracini në një intervistë për News24, tha duhet të rriten investimet në fushën e infrastrukturës, në mënyrë që porti i Durrësit të shikohet me prioritet në krahasim me portin e Selanikut.
“Fakti që përmenda më parë ndërtimin e korridorin e 8-të sigurisht do të orientojë kompanitë e Maqedonisë nga ana e Durrësit, kështu që kompanitë e Republikës së Maqedonisë kanë patur humbje të mëdha që kalojnë qindra milionë euro, nga bllokadat qëe kanë bërë autoritetet greke”,- theksoi ministri maqedonas.
Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë theksoi faktin se ka një interes në rritje të biznesmenëve shqiptarë që investojnë në Maqedoni dhe vetëm për dhjetë muajt e parë të këtij viti vlera e këtyre investimeve arrin rreth 2 milionë euro.
(el.me/news24/BalkanWeb)