E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, kapen 4 persona për vjedhje

Policia e Fierit ka zbardhur sot një vjedhje me armë të ndodhur gjatë muajit maj ndërsa ka arrestuar edhe autorët e saj. Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë operacionit të koduar " Rrepet e Greshicës” janë arrestuar shtetasit Ismail Brakaj 24 vjeç, Flogert Merkaj 22 vjeç , Armando Lalaj 28 vjeç, Albert Brakaj 27 vjeç si dhe ka shpallur në kërkim 29-vjeçarin Dashnor Brakaj.
Ndalimi i tyre u bë pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datën 6 maj 2011, në vendin e quajtur fshati Hekal i rrethit Mallakastër , nën kërcënimin e armës së zjarrit,i kanë vjedhur një shtetasi,një shumë parash prej afro 114.000 lekë të reja dhe një aparat telefoni celular.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›