Bore ne Kukes dhe Prishtine
Pas reshjeve të shiut që nisën mesditën e sotme, tashmë jo vetëm në fshatra por edhe në qytetin e Kukësit, kanë nisur reshje të dëndura dëbore.
Për shkak të lagështirës, dëbora që po bie shkrihet menjëherë. Reshjet e dëborës kanë ngjallur interesin e banorëve të verilindjes për shkak se reshje dëbore në këtë periudhë janë të rralla.
Pavarësisht reshjeve që vazhdojnë, lëvizja e mjeteve në të gjitha akset rrugore është normale, ndonëse reshje dëbore janë regjistruar edhe në muajin maj, sic ndodhi në vitin 1989.
Dëborë pranvere ka nisur sot para mbrëmjes edhe në Prishtinë dhe bashkë me rënien e muzgut ajo po dendësohet. Imazhi i bardh i dimrit në pranverë po mbulon gjelbërimin dhe lulet në çelje, si rrugët e sheshet, edhe më shumë malin e Gërmisë në periferi të kryeqytetit të Kosovës.
Në Prishtinë dëborë ka rënë edhe në pragpranvere, më 20 mars, ndërsa mëngjesi i parë pranveror ishte i vranët dhe i mjegullt.
Dëbora e parë e dimrit, i cili ka ikur me kalendar para më se tre javësh, ka nisur para më shumë se pesë muajve, që në vjeshtë, më 27 tetor.
Prishtinës, ku dëbora bie edhe në stinë pranvere e vjeshte, thuhet se i ka mbetur emri si një vend ku prishet stina (Prishstina), ashtu sikunder thuhet edhe se e mban emrin e trashëguar nga perandori Justinian