Topalli Mesdheu nje det qe na ofron kaq shume potenciale
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, mori pjesë në Konferencën e 9-të të kryetarëve të parlamenteve të Nismës Adriatiko-Joniane, që zhvilloi punimet në Mal të Zi më 12 prill.
Në këtë konferencë, të organizuar nga kryetari i parlamentit të Malit të Zi Ranko Krivokapiç, që mban dhe presidencën e radhës së kësaj nisme, morën pjesë kryetari i parlamentit të Kroacisë, Luka Bebiç; kryetari i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Gianfranco Fini dhe nënkryetarët e parlamenteve të Greqisë dhe Serbisë, Grigorios Niotis dhe Nikola Novakoviç.
Kjo konferencë iu kushtua temave “Zona e Mesdheut - djep i multi-kulturalizmit dhe “Zhvillimi i qëndrueshëm i sektorit energjetik i rajonit Adriatiko-Jonian”.
Kryetarët e parlamenteve të pranishëm ndanë mendimin se Mesdheu përfaqëson bashkëjetesën më të gjere të kulturave dhe besimeve në një dhënie dhe marrje historike duke ofruar sot modelin e një multi-kulturalizmin që nuk ndan, por afron vendet dhe popujt tanë.
Në kontributet e saj, kryetarja e Kuvendit i kushtoi vëmendje të veçantë menaxhimit të burimeve energjetike si një sfidë për të gjitha vendet e Nismës Adriatiko-Joniane.
Ajo theksoi se shfrytëzimi me efikasitet i kapaciteteve dhe potencialeve energjetike ndihmojnë drejtpërsëdrejti në zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme.
Në këtë kontekst, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë tërhoqi vëmendjen e konferencës se: “Duhet të jemi më direkt dhe më agresivë si vende të Nismës Adriatiko-Joniane” për të marrë fonde nga Brukseli; në të vërtetë ne si parlamentarë por dhe dimensioni parlamentar, këtu, ka peshën e vet.
Të gjitha këto konferenca kanë rëndësinë dhe peshën e vet, por në fund të fundit ato duhet të konkretizohen për të bërë të mundur që të dëgjohen dhe të arrijnë në gjëra konkrete - për të marrë fonde për infrastrukturë të rëndësishme që kalojnë nga Kroacia, Mali i Zi, Shqipëri, Greqi e më gjerë”.
Gjatë punimeve të konferencës, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u takua me kryeministrin e Malit të Zi, Luksiç, dhe homologët e saj në këtë nismë.