E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet ne nje kohe teper te shpejte autori i dyshuar i plagosjes se djeshme ne afersi te Qendres Kristal

Sot, nga Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.2 Tiranë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes me thikë të 16 vjeçarit Ali Shkëlqim Doçi, banues në Tiranë.

Fale një pune hetimore dhe proçeduriale në drejtim të identifikimit dhe kapjes së autorit të dyshuar të kësaj plagosje, u arrrit kapja në kohë tepër të shpejtë nga strukturat e hetimit të krimit të shtetasit Arbër Llazar Ristani, 21 vjeç, me banim në Tiranë.

Kapja e menjëherëshme e autorit të dyshuar të kësaj plagosje u arrit në afërsi të rrugës “Margarita Tutulani” në Tiranë, ku autori i dyshuar ndodhej në një banesë.

Autori, dyshohet se në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë, dyshohet të jenë autor të plagosjes me thikë të 16 vjeçarit Ali Shkëlqim Doçi të ndodhur ditën e djeshme, në afërsi të Qëndrës “Kristal” në Tiranë.

Ndaj 21 vjeçarit Arbër Ristani, aktualisht po merret masa e arrestit në flagrancë për konsumim të veprës penale të vepër penale e parashikuar nga neni 89 të Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›