E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borë në vend, probleme në disa akse rrugore

TIRANE-Sot bëhen të ditura problemet e para nga reshjet e dëborës që kanë rënë gjatë 24 orëve të fundit në Kukës, Pukë e Korcë. Fatmirësisht nuk bëhet e ditur për komuna të bllokuara.
Reshjet e dendura kanë bërë që disa akse rrugore të jenë të bllokuara, duke izoluar në këtë mënyrë banorët. Ashtu sikurse edhe vitet e tjera, komunat e bllokuara janë ato Grykë Çajës, Kalisit, Arrnit dhe Zapodit.

Autoritetet vendore kanë këshilluar drejtuesit e makinave që në akse të tjera rrugore, si ajo në drejtim të Shishtavecit apo në drejtim të Qafë Malit të lëvizet me zinxhir, për të parandaluar rrëshqitjet e mundshme të makinave.
Me zinxhirë por të kalueshme për momentin paraqiten akset Pukë-Fushë Arrëz e Qafë Mali-Kukës dhe Qafë Mali-Fierzë e Fushë Arrëz-Mirditë

Ndërkohë, akse të tjera si ajo Qafë Morinë –Tropojë, apo Hasë-Qafë Prush që janë edhe pika kufitare me Kosovën, situata paraqitet normale.

Probleme nga bora paraqiten në Bulqizë e Peshkopi, në komunat e Lurës dhe Kala e Dodës, në Tërnovë, Ostren e selishtë.
Korcë
Reshje bore ndërkaq kanë nisur dhe në rajonin juglindor të vendit. Bora ka prekur Qafën e Thanës, Qafë Pllocën, Qafë Qarrin e Dardhën. Gjatë gjithë natës në keto akse është punuar me borëpastruese për të mundësuar një kalim të lehtësuar të automjeteve përgjatë ditës së sotme.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›