E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikti, plagoset lehtë 38-vjeçari

Një sherr i momentit ka
degjeneruar në plagosjen
e një 38-vjeçari, ndërkohë
që dy autorët janë dërguar
për ndjekje penale.
Burimet policore të
kryeqytetit bënë të ditur
se dy ditë më parë, në
orën 21.00 ka bërë kallëzim
Agron Faik Balliu, 38
vjeç, se rreth orës 18.00,
në qendër të Vorës te karburant
"Kastrati", është
goditur me sende të forta
në trup dhe kokë, për
motive të dobëta, nga dy
persona. Ai ka treguar për
policinë se autorët e plagosjes
së lehtë të tij janë
Ylli Murat Kovaçi, 28 vjeç,
banues në Vorë dhe vëllai
i tij, Dajlan Kovaçi, 23
vjeç, i dënuar më parë
për plagosje të lehtë me
dashje. Policia tha se u
kryen veprimet procedurale
dhe po punohet për
kapjen e tyre. Materialet
do t‘i kalojnë prokurorisë,
për veprën penale të
"plagosjes së lehtë me
dashje", parashikuar nga
nenet 89 dhe 25 të Kodit
Penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›