Filiali i bankës u vodh me armë-çakmak
Vjedhje me çakmak ka qenë ajo e dy ditëve më parë
në një prej filialeve të "Raiffeisen Bank" në Tiranë.
Kjo gjë është bërë e ditur dje nga policia e Tiranës. Burime
zyrtare nga ky institucion bënë të ditur zyrtarisht se në
cilësinë e provës materiale u sekuestrua një çakmak në
formën e një pistolete, ku dyshohet se ka shërbyer si
mjet për realizimin e vjedhjes së shumës prej më shumë
se tre milionë lekëve. Më tej, zyra e shtypit te Policia e
Tiranës bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës
12:20, të ditës së premte, në rrugën "Vangjel Noti", pranë
kompleksit të banimit "Gintash", në Laprakë. Kanë qenë
persona të paidentifikuar, që kanë vjedhur me dhunë
një nga filialet e një prej bankave në vendin tonë. Sipas
policisë, nga specialistët e seksionit kundër shkatërrimit
të pronës janë kryer veprimet procedurale, nga ku rezultoi
se në ambientet e brendshme të kësaj banke janë
futur dy persona ende të paidentifikuar, të cilët kanë
vjedhur me dhunë shumën e parave prej 3 milionë lekësh
të reja. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua
një çakmak në formën e një pistolete, ku dyshohet se ka
shërbyer si mjet për realizimin e vjedhjes. Policia po punon
për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkaq, materialet
i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës, për veprën
penale të "vjedhjes me dhunë".