E Diel, 1 Nëntor 2026

Fishekzjarrët mbeten stok, nuk ka fuqi blerëse

Kriza ekonomike që ka përfshirë mbarë globin duket se
po eklipson edhe festën më të dashur për fëmijët, atë
të Vitit të Ri. Ndër lojërat e preferuara të festës për ta është
edhe ndezja e fi shekzjarrëve, në momentin e ndryshimit të
viteve. Por sipas tregtarëve këtë vit nuk kanë pasur shumë
shitje për fi shekzjarrët. Pothuajse të gjithë ata që tregtojnë
këtë produkt thonë në një zë se shitja është zero dhe se në
krahasim me një vit më parë ka ndryshim të madh.
Frika më e madhe e tyre është se malli ka mbetur i
bllokuar dhe nëse nuk e shesin dot për festa, atëherë ka
shumë mundësi që të falimentojnë. Llojet janë të shumta,
çmimet janë njësoj, si edhe vjet, cilësia po ashtu, vetëm
se shitjet janë të bllokuara thonë ata të pakënaqur. Më të
shumtët që blejnë janë fëmijët. Ata nuk e dinë nëse familja
e tyre ka mundësi të blejë, por thjesht dinë se duan sa më
shumë fi shekzjarrë për Vitin e Ri. Ka edhe disa të tjerë që e
kanë menduar që më parë dhe i kanë mbledhur lekët gjithë
vitin. Ky vit i ri shihet dobët nga të gjitha anët, kudo tregtarët
ankohen se ka mall, por jo kërkesa.
Të njëjtin fat kanë pësuar edhe fi shekzjarrët, të cilët vitet
e kaluara kanë qenë mes produkteve më të privilegjuara
në treg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›