E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borghezio jashte parlamentit europian

Shqiptarët në Itali nuk mund të durojnë fyerjet e Eurodeputetit italian dhe legistit  Mario Borghezio i cili ka deklaruar publikisht se “Shqipëria është vend i botës së tretë, nuk bën pjesë në komunitetin europian –Ndonjëri dëshiron ta fusë, por ne jo!” shprehet anëtari i Legës së Veriut, Borghezio. Kjo thirrje e tij është pasqyruar në të përditshmen italiane la repubblica e cila  artikullin e ditës së martë e nis me pyetjen  ; Një person ksenofob e racist si Mario Borghezio meriton të zërë vend në Parlamentin Europian? Pyetja hap një apel on line të shqiptarëve në Itali, një mbledhje firmash që ka si qëllim largimin e një eksponenti ksenofob nga kolltuku i parlamentit europian, shkruan gazeta.  Kjo fushatë ka nisur përmes rrjetit facebook me apelin jashtë Borghezio nga PE. 
Më tej la Reppublica pasqyron intervistën e dhënë të eurodeputetit italian në emisionin La Zanzara të Radio 24, që kishtë në qendër Shqipërinë më datën 12 maj, të drejtuar nga Giuseppe Cruciani e Davide Parenzo. Gjatë intervistëts radiofonike Borghezio është përgjigjur se Shqipëria është një vend i botës së tretë. Duke marrë shkas nga nga diplomimi i Renzo Bossit në Shqipëri, Borghezio nuk humbet rastin të flasë kundër shqiptarëve  duke thënë se asnjë nga ne nuk e frekuenton atë vend të bukur përvec banorëve . duke bërë një ndarje mes meshkujve dhe femrave Broghezio thotë se  gratë janë punëtore të mëdha  por burrat nuk bëjnë asgjë, rrinë gjithë ditën nëpër lokale duke pirë nargjilë. Më tej gazeta i referohet fushatës së shqiptarëve. Kjo ndërhyrje vijon apeli është fyese për shqiptarët, kryesisht për ata 500 mijë që jetojnë në Itali, por është fyese edhe për Shqipërinë, vend i cili është në pritje për të marrrë statusin kandidat për në BE. Fjalë të papranueshme ato të Borghezios për më shumë që është edhe eurodeputet. Më tej në këtë mesazh të shqiptarëve thuhet se  i bëjmë thirrje qeverisë tonë shqiptare dhe ambasadës në Romë që të reagojnë. Në pritje që kjo të ndodhë kushdo mund të përfshihet në fushatën tonë  on line ,   Borghezio jashte parlamentit europian. Qëllimi i kësaj fushate,  është të arritja e një dokumenti proteste për t’ia paraqitur qeverisë shqiptare, asaj italiane dhe PE, shkruhet më tej në të përditshmen italiane. Gazeta citon edhe  forumin e familjeve shqiptare në Emilia Romagna, e cila bëhet pjesë e kësaj fushate kundër deklarateve të Borghezios duke shprehur kështu një indijatë të thellë ndaj fjalëve të tij. Në këtë forum shkruhet se duam t’iu kujtojmë se këto deklarata fyese janë më shumë të rënda kur thuhen nga një anatër i PE, organ i cili ka si qëllim bashkjetesën paqësore mes popujve. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›