E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqi i Federates se Pingpongut

Ish-kampioni shqiptar i pingpongut, Arben Sorra ka pranuar gjykimin e shkurtuar, pas 7 muaj pas arresimit të tij. Prokurori dhe avokati mbrojtës kanë paraqitur sot para gjykatës Penale kërkësën për të pranuar gjykimin e shkurtuar. Ai së bashku me një bisnesmen u akuzuan se kanë ngritur një rrjet të trafikut të klandestinëve me Kanadanë.  Sipas policisë, rrjeti i trafikut të klandestinëve nga Shqiperia në drejtim të Kanadasë funksiononte duke futur persona të ndryshem në listat e sportistëve të pingpongut, me pretendimin se ata ishin lojtarë që do konkurronin në aktivitete që bëheshin në këtë vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›