Borgjezi fisnik në skenën Black Box
Studentë e Akademisë së Arteve në kuadër të provimeve të tyre po zhvillojnë në skenën e Akademisë performanca dhe shfaqja të ndryshme artistike. Këto mbajnë firmën e regjisorëve të rinj, të cilët sëbashku me aktorët përcjellin tek publiku vlera të artit. Vendi ku edukohen artistë e rinj në çdo mbrëmje të tij të ofron një shfaqje, e cila shpërblehet me duartrokitjet e publikut.
Në kuadër të tyre mbrëmë në sallën Black Box u dha shfaqja Borgjezi Fisnik, me regji të Orinan Camajt, e cila është studente e Akademisë së Arteve, dega regji, ku bashkë me dy kolegë të tjerë kanë marrë guximin të na sjellin një Molier sipas konceptit të të rinjve, regjisorët e së ardhmes. Borgjezi fisnik, është vepra që i qëndron më përshtat të sotshmes. Kjo është një temë e cila më duket shumë aktuale sepse sot, si në vendin tonë apo gjetkë, ka shumë njerëz që shiten si ata që nuk mund të jenë, shprehet regjisorja. Më tej ajo tregon se: Borgjezi fisnik, nga Molieri është shfaqja e cila përveç meje përfaqëson edhe dy studentë të tjerë si Endri Çela dhe Arbër Islami. Me Endrin nuk është hera e parë që punojmë. Shfaqjet i vëmë gjithnjë bashkë sepse është shumë e rëndësishme që dy regjisorë të kenë ide të përbashkëta, të arrijnë të gjejnë gjuhën e tyre të përbashkët për një qëllim të vetëm, një shfaqje me nivel të lartë, si dhe të kenë koncepte të njëjta regjisoriale. Vepra është një Komedia del Arte, që do të thotë teatri i improvizimit. Thelbi i saj qëndron tek loja e aktorit i cili bazohet në improvizimin. Këto ditë pritet dhe vepra 14 dhëndër nga Çajupi, i cili do të vijë me një version tërësisht të ri.
Email This Klikime: 1
Email This Klikime: 1