E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luk Kaçaj , Koncert festiv për legjendën e lirikës shqiptare

Në skenën  e Akademisë së Arteve do të zhvillohet një koncert me repertor të pasur artistik
Në datën 23 shkurt në skenën  e Akademisë së Arteve do të zhvillohet një koncert festiv kushtuar legjendës së lirikës shqiptare Luk Kaçaj. Koncerti festiv do të jetë nën udhëheqjen artistike të prof.Burhan Spahiut dhe në piano do të interpretojë Larua Kushta. Në këtë koncert të veçantë Presidenti i Republikës Bamir Topi do ti japë titullin Nderi i Kombit. Programi i koncertit do të jetë i ndërthurur me një repertor të larmishëm artistik. Kështu do të interpretohen pjesë nga opera Orfeu dhe Euridiçe me studentët ë e Akademisë së Arteve nën udhëheqjen prof. Dritan Lumshit. Për lutje të shpirtit të tij do të këndohet Pieta Sinjore arie antike nga Aleksander Scarlatti. Pjesë  e programit do të jetë dhe Ave Maria, romanca nga Shubert, do të ketë pjesë nga krijimtaria e Verdit, por dhe pjesë napolitane O sole mio, që do të debutohet nga studentë e katedrës së kantos nën udhëheqjen e prof. Burhan Spahiut, njëkohësisht dhe shef i kësaj katedre. Në këtë koncert janë të ftuar që të tregojnë kujtimet e tyre dhe prof. Sokol Shupo si dhe emra të tjerë që kanë qenë bashkëvuajtës me Luk Kaçajn. Të ftuar do të jenë dhe artistë e TKOB Marina Leka si dhe Armaldo Kllogjeri. Në një prononcim dhënë për gazetën prof Burhan Spahiu tregon se Luk Kaçaj ishte një artist legjendë i skenës shqiptare. Luk Kaçaj është një personalitet i artit vokal kombëtar me përmasa ndërkombëtare. Gjatë kohës së studimeve të tij ai ishte një nga studentë më të talentuar. Pas viteve 60 ai ishte prima solist në TKOB, ku interpretoi me nivel kryerole të literaturës kombëtare dhe ndërkombëtare, tregon prof. Spahiu. Luk Kaçaj ka interpretuar në shumë vepra operistike si: opera Berberi i Seviljes Don Bazilio, Rene në operën Pollanta, Gjini në operën Mrika, Bozone opera: Madame Butterfly, Aleko opera Aleko, Sparafucile opera Rigoletto, por dhe role në kinematografi-plaku në filmin Skënderbeusi dhe në filmin Përse bie kjo daulle.
Si e njohëm Luk Kaçajn
Këngëtar shqiptar (bass) i brezit të parë të këngëtarëve profesionistë të Shqipërisë. U lind më 19 korrik të viti 1926  në Bajzë të Malësisë së Madhe dhe vdiq në 7 shtator në Laç. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Gjimnazin e Jezuitëve në Shkodër me mësues padre M.Gjoka dhe që në këtë kohë ai shfaq dhunti të pazakonta muzikore. Pas çlirimit në vitet 1947-1950 punon në Korin e përgjithshëm të Shtetit dhe në Ansamblin e Ushtrisë si solist dhe si korist. Në vitin 1950-55 kryen studimet e larta për kanto pranë Konservatorit P.I. Tchaikowsky në Moskë dhe që në atë vit emërohet solist në TOB. Ndërkaq që në kohën e studimeve ishte aktivizuar dhe në disa aktivitete ndërkombëtare duke marrë edhe çmime. Në TOB realizon mjeshtërisht role të paharruara nga operat shqiptare dhe botërore, duke u bërë një ndër artistët më të njohur e të preferuar në Shqipëri. Në vitin 1966 emërohet pedagog i kantos në Institutin e Lartë të Arteve dhe jep kontributin e tij të çmuar në përgatitjen e brezit të ri të këngëtarëve. Kjo karrierë ndërpritet në vitin 1973 kur Luk Kaçaj burgoset nga regjimi i asaj kohe. Del nga burgu në vitin 1991 dhe vazhdon të aktivizohet në jetën muzikore shqiptare. Luk Kaçaj ka mbetur i paharruara për realizmin mjeshtëror të një repertori mjaft të gjerë dhe sidomos për interpretimin mjeshtëror të pjesëve vokale nga filmi Skënderbeu. Për meritat e tij ai u nderua me çmime,medalje dhe tituj të shumtë, mes të cilëve dhe titullin Artist i Merituar(1961).
Email This Klikime: 1

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›