E Diel, 1 Nëntor 2026

Boronica e kuqe, “ e mirë” për infeksionet urinare

Boronica e kuqe, është një aleate e mirë për parandalimin e cistiteve (infeksioneve urinare) e shpeshta dhe për të përmirësuar terapinë me antibiotikë në rast se sëmundja është shfaqur. 

Efektet dobiprurëse i atribuohen pranisë së proantocianidineve (PAC), një element specifik për boronicën, e cila pengon bakteret patogjene të dëmtojnë mukozën e rrugëve urinare, duke evituar në këtë mënyrë zhvillimin e infeksionit.
Cistiti është një patologji shumë e përhapur dhe është mjaft e lartë frekuenca të gratë, sidomos atyre që janë seksualisht aktive. Shkaku kryesor është një infeksion i tipit bakterial, por ndonjëherë, megjithëse më rrallë, mund të shkaktohet nga trauma, alergji apo situata të uljes së sistemit imunitar.
Terapia klasike përfshin marrjen e antibiotikëve, por studimi më i fundit ka treguar se një ndihmë e vlefshme mund të na vijë dhe nga natyra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›