E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi: Ëndërroj “Këpucën e Artë”

Ëndrra e Hamdi Salihit, është që të fitojë “Këpucën e Artë” në Bundesligën 1 austriake. 

“Megjithatë do të isha i kënaqur sikur të shënoja disa gola më shuam se sa sezonin e kaluar”, ka thënë bomberi shkodran për “Panorama Sport”. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, i cili aktivizohet te Riedi, shënoi gol në javën e parë të kampionatit austriak. “Jam shumë i kënaqur arrita të shënoj dhe shpresoj që të ruaj këtë ritëm deri në fund të sezonit. Qëllimi im është këtë sezon është që të shënoj më shumë gola se vitin e kaluar dhe pse jo të synoj edhe “Këpucën e Artë”, por duhet të qëndroj me këmbë në tokë dhe t’i marr gjërat shtruar”, ka thënë sulmuesi. Kampionati austriak ka filluar shumë herët dhe nëse Salihi do të shënojë edhe disa gola të tjerë deri më datën 31 gusht, atëherë gjasat që ai të largohet nga Riedi drejt një skuadre më të madhe shtohen. “Kjo është e vërtetë, sepse tani jemi në kohë merkatoje dhe çdo lojtar që shënon gola është në qendër të vëmendjes – ka thënë Salihi. – Megjithatë unë nuk mendoj shumë për këtë. Nuk e mohoj se faktin se do të më pëlqente të luaja në një ekip akoma më të mirë, por gjërat nuk janë vetëm në dorën time. Nëse do të krijohet mundësia, gjithnjë edhe me miratimin e klubit, atëherë do të doja të provoja veten time në një klub më të madh, sepse mendoj se jam gati”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›