E Diel, 1 Nëntor 2026

“Naim Frashëri” për Liza Vorfin

Një titull nderi për Liza Vorfin. Sot në orën 11:00 në ambientet e Teatrit Kombëtar do të organizohet një ceremoni e veçantë, ku nuk do të 

mungojë edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, i cili do t’i dhurojë artistes titullin “Naim Frashëri i Artë”. Organizimi i kësaj ceremonie bëhet nën kujdesin e veçantë të zëvendësministres Suzana Turku. Liza Vorfi e lindur në Gjakovë më 29 nëntor të vitit 1924, është aktore e njohur shqiptare. Në 1932 familja e saj shpërngulet në Tiranë. Aktivitetin artistik e ka filluar qysh në vitin 1939 si këngëtare në “Radio Tirana”. Gjatë viteve 1939-1943 vazhdoi studimet në Itali në konservatorin e Romës dhe më pas në Pizaro. Në vitin 1945 ka ardhur në teatër si aktore. Rolin e parë e interpreton në pjesën “Gjido”. Gjatë karrierës së sajë ka zhvilluar mbi mbi 60 role si: Elmira “Tartufi”, Dezdemona “Otello”, Dorina “Borgjezi fisnik”, Beatriçja “Shërbëtori i dy zotnive”, Dona Luçia “Karnavalet e Korçës”, Marta “Cuca e maleve”, Mara “Përmbytja e madhe” etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›