Letërkëmbimet e Eqerem Çabejt
Një konferencë shkencore për gjuhëtarin e shquar, Eqerem Çabej (1908-1980), u organizua dje në Universitetin e Tiranës, me rastin e 100-vjetorit të lindjes së tij.
Në kujtim të gjuhëtarit, viti 2008 është shpallur si viti Çabej, ndaj studiues të Institutit të Albanologjisë, Departamentit të Gjuhësisë dhe të fakultetit të Histori-Filologjisë u mblodhën për të folur mbi veprimtarinë shkencore të profesorit. Ndër to mund përmenden “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe”, “Fonetika historike e shqipes”, “Fjalori i gjuhës shqipe”, “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” si dhe shumë botime të tjera në folklor, etnografi dhe histori letrare. Ndërkohë, sipas të bijës, Brikena Çabej, aktualisht është duke u punuar për një vepër të re me letërkëmbime të tijat. Sipas Brikenës, janë 1200 të tilla, kryesisht me shume personazhe të huaja, albanologë e gjuhëtarë, që interesoheshin për Shqipërinë dhe kulturën tonë. Aktualisht, është ende në punë e sipër dhe pritet të dalë nga muaji shtator.