Boronica parandalon dëmtimin e syrit
Si duhet të përgatitet për ta përdorur më pas sipas sëmundjeve që kuron. Konsumimi i saj përmirëson qarkullimin e gjakut, ndërsa fibrat e saj neutralizojnë diarrenë
Boronica është e vlerësuar nga botanistët dhe ushtruesit e ilaçeve natyrale si shtojca ushqimore që trajton sëmundje të ndryshme. Kur boronica thahet ajo është në kërkesë të lartë nga industria farmaceutike për prodhim të barishteve mjekësore dhe shtojcave dietike. Efektet e saj kuruese janë se ajo parandalon dëmtimin e syrit, ndihmon në shikim personat që janë miopë (dritëshkurtër). Gjithashtu boronica përforcon rruazat e kuqe të vogla në trup, të njohura si kapilar dhe gjithashtu përmirëson edhe qarkullimin e rruazave më të mëdha të gjakut. Kjo tregon se qarkullimi i gjakut përmirësohet me konsumim të përbërjes së boronicës. Shkencëtarët na njoftojnë se boronica (Vaçinium myrtillis) është një kokërr ushqimore, e cila rritet në shkurre dhe pyje të Europës Veriore dhe Qendrore, Azisë Perëndimore dhe në malet shkëmbore në perëndim të Amerikës Veriore. Ajo është autoktone për rajonin e Ballkanit, përfshirë këtu Kosovën.
Boronica
Boronica është bimë në formë shkurreje, me lartësi 15-35 cm, shumë e degëzuar. Gjethet i ka në ngjyrë të gjelbër e të çelur. Lulet janë të gjelbra ose si trëndafil. Frytet janë të vogla, sferike, blu në të zeza. Bima lulëzon nga maj-qershor. Zakonisht rritet në pyjet me lagështirë. Bimës i përdoren frytet e gjethet në gjendje të tharë. Gjethet vilen gjatë lulëzimit dhe pas tij, thahen në hije në vende të ajrosura. Frytet grumbullohen në muajt gusht-shtator e thahen në hije derisa të forcohen. Boronica gjen përdorim të mirë në çrregullimet e stomakut e të zorrëve, kundër diarresë. E kombinuar me bimë të tjera përdoret edhe në mjekimin e diabetit.
Boronica e egër
Vaçinium corymbosum (është bimë shkurre e lartë, e cila mund të kultivohet) rrjedh nga e njëjta familje sikur Vaçinium myrtillis (është bimë-shkurre e ulët, e cila rritet e egër). Gjethet kanë formë të globit, me sipërfaqe të lëmuar dhe kokrrat kanë ngjyrë të zezë në të kaltër. Kokrrat ndonjëherë mund të fshihen nga shikimi prej lulëzimit të hirtë, i cili shfaqet kur piqet. Fryti është rreth 5-7 mm në diametër dhe kur konsumohet i papjekur ka pak një shije të thartuar. Bima e boronicës së egër prodhon kokrra nga qershori deri në shtator. Prodhimi mesatar i kokrrave të freskëta nga një tokë tradicionale, që është tërësisht e mbuluar me shkurre të boronicës, është rreth 100 kg për hektar.
Frutat
Frutat e boronicës janë të këndshme kur mblidhen të freskëta nga pyjet dhe konsumohen si pemë të egra, apo mund të merren në shtëpi dhe to të përgatiten lëngje. Në qoftë se zihen me sheqer mund të përgatiten marmelata dhe zhele, ose ëmbëlsira dhe pite. Në parim, për shkak se boronica është pemë e egër dhe e ndjeshme, zakonisht nuk është e disponueshme në tregjet vendore, siç janë pemë të tjera që janë më të forta ndaj kultivimit, si pjeshka, kumbulla dhe qershia. Kur boronica thahet, ajo kërkohet shumë nga industria farmaceutike për prodhim të barishteve mjekësore dhe shtojcave dietike. Boronica është e popullarizuar në veçanti në Europë, pasi është e njohur që posedon një përbërje, e cila siguron shumë dobi mjekësore.
Shikimi
Disa hulumtime europiane konfirmuan qartazi efektin e jashtëzakonshëm të boronicës në largpamësi. Dobitë e mundshme radhiten nga parandalimi i dëmtimit të syrit, ndihmë në shikimin e dobët gjatë natës dhe ndihmon tek ata të cilët janë miopë (dritëshkurtër). Marmelata e boronicës i është dhënë pilotëve të British Royal Air Force, të cilët fluturonin natën gjatë Luftës së Dytë Botërore për të mirëmbajtur lartë shikim e tyre të mprehtë.
Qarkullimi i gjakut
Boronica përmban anthocyanoside dhe është konstatuar se përforcon rruazat e kuqe të vogla në trup, të njohura si kapilar dhe gjithashtu përmirëson edhe qarkullimin e rruazave më të mëdha të gjakut. Kjo tregon se qarkullimi i gjakut përmirësohet me konsumim të përbërjes së boronicës. Përfundimisht, boronica përmban pektinë, fibër e tretshme, e cila kundërvepron (neutralizon) diarre të thjeshtë. Produktet natyrale mjekësore që përmbajnë boronicë kanë vlerë të lartë, për shembull, një kuti 100 gramë, që përmban 90 kapsula nga ekstrakti i boronicës është shumë e shitur nga farmacitë në Shtetet e Bashkuara si shtojcë dietare që siguron sy të shëndetshëm.
Box
Efektet kuruese
Boronica parandalon dëmtimin e syrit, ndihmon në shikim personat që janë miopë
Konsumimi i boronicës përmirëson qarkullimin e gjakut
Boronica gjen përdorim të mirë në çrregullimet e stomakut e të zorrëve, kundër diarresë
E kombinuar me bimë të tjera përdoret edhe në mjekimin e diabetit
Për qëllime mjekësore bimës i përdoren frytet e gjethet në gjendje të tharë
Përgatiti: JONIDA TASHI
Të rejat nga shkenca
Zemërimi i shfrenuar te fëmijët e vegjël, shenjë e problemeve psikologjike
Shpesh fëmijët shpërthejnë në të qara e të bërtitura, apo zemërim të shfrenuar. Kjo gjendje quhet në mjekësi temper tantrum dhe mund të jetë shenjë e një problemi më të thellë psikologjik. Zemërimi i papritur, i papërmbajtur dhe sjellje të ngjashme te fëmijët e vegjël shpesh i tremb e i shqetëson prindërit. Shkencëtarët mendojnë se sjellje të tilla vihen re tek mbi 75 për qind të fëmijëve 3 deri 5 vjeç. Në të shumtën e rasteve zemërimi kalon shpejt brenda pesë minutave. Por një studim i kohëve të fundit tregon se zgjatja e zemërimit te fëmija mund të merret si shenjë se fëmija duhet të vizitohet për probleme emocionale.
Mjekët morën në shqyrtim 270 fëmijë dhe panë se disa elementë të zakonshëm në raste të tilla lidheshin me depresionin, ose çështje të sjelljes ose çrregullim hiperaktiv i vëmendjes së pamjaftueshme. Te fëmijët me probleme psikologjike zemërimi i shfrenuar zgjaste 25 minuta apo më shumë. Te këta fëmijë kjo lloj sjelljeje përsëritej më shpesh dhe me shenja dhune si goditja e njerëzve që kishin pranë. Fëmijët me depresion ishin më të prirë për ta dëmtuar veten si në rastet e goditjes së murit me kokë, ose kafshimit apo pickimit të pjesëve të trupit të vet. Shpërthime të tilla zemërimi te fëmijët zakonisht nuk përbëjnë shqetësime. Por ekspertët thonë se kur ato ndodhin në mënyrë të përsëritur, fëmija duhet vizituar nga një psikolog. Rezultate e këtij studimi u botuan në revistën amerikane të pediatrisë. Studimi u krye nga shkolla mjekësore e universitetit “Uashington”.
28 Mars 2008