Skandali, qeveria shpenzon donacionet e qytetarëve për Gërdecin si fondin e saj
Fondet e dhuruara nga qytetarët kapin vlerën e mbi 1.5 milionë dollarëve. Qeveria: Çdo donacion do të shkojë në Buxhet dhe jo te banorët e Gërdecit
Erald Kapri
Donacionet që qytetarët shqiptarë kanë dhënë për bashkëqytetarët e dëmtuar në fshatin Gërdec nuk do të shkojnë për ata si shumë ekstra për dëmin që pësuan, por qeveria do t’i përdorë si fondin e saj. Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e djeshme fondin prej 1.572 milionë lekësh ose afërsisht 20 milionë dollarësh për të kompensuar shtëpitë dhe banorët e fshatrave të prekur nga tragjedia. Projektvendimi i qeverisë ka përfshirë në aktin e tij edhe 150 milionë lekë, mbi 1.5 milionë dollarë, të cilat janë dhuruar nga qytetarët shqiptarë për t’i ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tragjedia. Këto para, që nga qytetarët janë dhuruar për t’i ardhur në ndihmë banorëve të Gërdecit, qeveria i ka marrë nga llogaritë bankare dhe i ka përfshirë në dëmshpërblimin prej 20 milionë dollarësh, duke i cilësuar si fonde rezervë të Këshillit të Ministrave. Vendimi i qeverisë nuk përfundon këtu. Më tej, në vendim shkruhet: ”Donacionet e grumbulluara mbi shumën e përcaktuar në këtë projekt do të rimbursojnë në të njëjtën masë fondin e kontigjencës të përdorur për këtë qëllim”. Kjo do të thotë se çdo dhurim i mëtejshëm nga qytetarët shqiptarë nuk do të shkojë për banorët e Gërdecit, por do të përfundojë në Buxhetin e Shtetit dhe për më tepër në pjesën e Buxhetit që përdoret pa projekt nga ana e Këshillit të Ministrave. Me këtë veprim, qeveria i ka kursyer buxhetit të vet rezervë këto para dhe ua ka marrë qytetarëve shqiptarë, të cilët kontribuan për një jetë më të mirë për banorët e Gërdecit. Qeveria nuk ka pranuar që këto para të ndahen veç për banorët e dëmtuar, por i ka përfshirë këto donacione brenda kostos prej 20 milionë dollarësh që shpërthimi shkaktoi për shtëpitë dhe orenditë e qytetarëve shqiptarë në fshatin Gërdec.
Projektvendimi
Projektvendimi i qeverisë ka përcaktuar financimin e dëmeve pasurore të shkaktuara nga aksidenti teknologjik i Gërdecit që do të ndahet në përputhje me listën dhe vlerën përkatëse të çdo dëmtimi që çdo banor ka pësuar nga shpërthimi. Burimet e financimit të dëmeve pasurore, sipas vendimit të qeverisë kapin vlerën e 1.572 milionë lekëve ose afërsisht 20 milionë dollarëve. Sipas vendimit, dhurimet e derdhura në llogaritë bankare të hapura për këtë qëllim janë 150 milionë lekë ose afërshisht mbi 1.5 milionë dollarë. Njëkohësisht nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave do të shkojnë 800 milionë lekë për ndërtimin e shtëpive dhe blerjen e orendive shtëpiake. Një tjetër burim financimi për këtë qëllim do të jetë fondi i kontigjencës në masën 622 milionë lekë. Tre burimet e mësipërme të financimit do të shkojnë për rindërtimin e shtëpive dhe për orenditë shtëpiake.
Dëmshpërblimi
Financimi i dëmeve të përfituesve do të bëhet vetëm në llogaritë bankare të hapura në emrin e tyre, duke zbatuar disa procedura. Fillimisht, njësitë e qeverisjes vendore, në mbështetje të listave të miratuara me vendim qeverie, do të hartojnë listëpagesat përkatëse. Listëpagesat duhet të përmbajnë emrin, atësinë dhe mbiemrin e përfituesit, vlerën e dëmshpërblimit dhe referencat e llogarisë bankare. Njësitë e qeverisjes vendore depozitojnë në Ministrinë e Financave listëpagesat në formë zyrtare dhe elektronike. Ministria e Financave do të bëjë të gjitha kalimet e parave në llogaritë e hapura për secilin kryefamiljar të dëmtuar nga shpërthimi në Gërdec.
Nishani: “Emergjencat jashtë funksionit”
Tiranë - Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, ka deklaruar se do të ketë një ligj të ri për emergjencat civile në vend. Ligji i fundit i dalë në vitin 2001 dhe i rregulluar me vendime në 2004-n, pas përmbytjes që përfshiu vendin në atë kohë, kishte përcaktuar në fakt qartë se në rast emergjencash çdo ministri është e përfshirë dhe çdo ministër është përgjegjës për një planëzim sipas llojit të veprimtarisëMinistri Nishani shprehet se ligji është i vjetër dhe megjithatë në rastin e Gërdecit ata kanë marrë masa të menjëhershme. Por më tepër se hartimi i një ligji të ri nevojitet zbatimi i tij në terren. Sa herë ka emergjenca civile në vend, zyrtarët e lartë të shtetit fajësojnë dispozitat ligjore, kur në fakt në rastin konkret rezultoi se 11 ministri nuk i zbatojnë ato. A funksionuan emergjencat civile në rastin e Gërdecit? Në Gërdec u panë gjatë gjithë kohës të ishin të angazhuara vetëm forca ushtarake, policore, shëndetësore dhe Drejtoria e Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme, ndërsa ligji kërkon angazhim nga një numër më i madh strukturash. Në ligj përjashtohet vetëm Ministria e Integrimit, që nuk ka përfaqësues në një komision teknik këshillimor për emergjencat, i cili duket se në këtë rast nuk funksionoi. Ndërkohë që ligji përcakton qartë se çdo ministri ka specialistë të emergjencave ose drejtori emergjencash, por siç u pa në ditët e shpërthimit në Gërdec përveç tri ministrive kryesore të gjitha ishin jashtë funksionit.
Gërdec, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e viktimave
Tiranë - Forcat e ushtrisë janë duke vazhduar kërkimet për gjetjen e trupave të Shqipe Alhasës dhe Zelie Letit, të cilat janë shpallur të zhdukura nga familjet. Sipas kolonelit Xhevdet Zeneli mësohet se nga kërkimet është hequr mjeti me zinxhir, i cili ka qenë prezent deri tani. Nga specialistët është përcaktuar se është shumë i rrezikshëm punimi me mjete në vendin e shpërthimit. Kjo është rekomanduar edhe ekspertë të huaj, të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes. Aktualisht, dy grupe specialistësh po kryejnë kërkimet në zonën e shpërthimit, por ende nuk ka asnjë rezultat. Ditën e premte, 1500 trupa të ushtrisë do të rikontrollojnë të gjithë sipërfaqen e kontrolluar, duke filluar nga periferia deri në vatrën e shpërthimit me qëllim që të pastrohet edhe ndonjë municion i rrezikshëm që mund të ketë mbetur.
28 Mars 2008