E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borriello do të huazohet te Juventus

Sipas medieve italiane, sulmuesi i Romës Marco Borriello do të huazohet te rivali nga Serie A Juventus gjatë afatit kalimtar të janarit.

Edhe pse klubi nga kryeqyteti italian e bleu gjatë verës nga Milan për 10 milionë euro, Borriello ka startuar ne vetëm dy ndeshje të këtij sezoni në Serie A.

Juventus e kërkon 29 vjeçarin si huazim me mundësi të blerjes në fund të sezonit, opsion që fillimisht thuhej se nuk i përshtatej Romës por sipas Gazzetta dello Sport dhe Corriere dello Sport, Giallorossët tani janë të gatshëm të pranojnë kërkesën e Bianconerëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›