Kaka konsideron largimin nga Reali

Ylli i Real Madridit, Leite Kaka sërish është duke konsideruar të ardhmen e tij pas interesimit nga Arsenali dhe Chelsea.
Mesfushori brazilian është kthyer në vendlindje për të festuar Krishtlindjet me familjen dhe në ndërkohë do të diskutojë për të ardhmen, sipas magazinës spanjolle El Confidencial.
Mesfushori ka kaluar një aventurë të vështirë në Bernabeu pas lëndimeve dhe deri më tani gjatë këtij sezoni ka startuar në vetëm gjashtë ndeshje në La Liga. Ai spekulohet se kërkohet nga Arsenal, Chelsea por në garë mund të futet edhe PSG.