Sulmuesit: Maqedonasi Pandev-shqiptari Tare 4-0

Albania-Sport (AS)- Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Igli Tare ndodhet në një krizë të plotë jo vetëm aktivizimin e tij të pakët dhe mos gjetjen e rrjetës, por edhe në një stres të vazhdueshëm psikologjik. Nga nëntë lojtarë të Lacios që janë pjesë e formacioneve të Kombëtarëve nga vendet ku vinë, vetëm Valon Behrami, nuk është aktivizuar në ndonjë ndeshje me bardhekaltërit gjatë këtij sezoni. Kosovari me pasaportë zviceriane është në fazën e rikuperimit. Ajo që është në fokusin e "Albania-Sport", është raporti midis 33-vjecarit Igli Tare dhe maqedonasit 23-vjecar Goran Pandev. Lojtari i Kombëtares maqedonase është aktivizuar në 15 ndeshje, të cilat i ka nisur të gjitha si titullar. Pandev është autor i katër golave, ndërkohë që Tare, është aktivizuar në shtatë ndeshje, por vetëm në një nga minuta e parë. Në total vetëm 232 minuta. Shumë pak për një ish-lojtar të Bolonjës, Breshias, Kaiserslaternit. Gjithsesi nga pesë sulmuesit e regjistruar të Lacios, shqiptari Igli Tare, ngushëllohet nga fakti se 30-vjecari Simone Inzagi, vëllai i Pipo Inzagit, ka luajtur vetëm 17 minuta: dy herë si zëvendësues. Italiani Paskuale Foxhia, ka luajtur 9 ndeshje (3 si titullar) duke shënuar 1 gol. Tomaso Roki është sulmuesi më i sukseseshëm me 5 gola në 15 ndeshje, ndërsa Ajodele Makinua, futbollist i Kombëtares nigeriane a shënuar 2 gola në 11 ndeshje.
4
Gola ka shënuar për Lacion gjatë sezonit 2006-2007, futbollisti i Kombëtares maqedonase, Goran Pandev në 15 ndeshje
0
Gola ka shënuar për Lacion gjatë sezonit 2006-2007, futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare në 7 ndeshje