Lala, nga 1’ kundër Duisburg në Kupën e Gjermanisë

Albania-Sport (AS)- Kapiteni i Hanover 96, shqiptari Altin Lala, duket se do të jetë në formacionin fillestar së bashku me sulmuesin Vahid Hashemian në cerkefinalet e Kupës së Gjermanisë, kur Hanover do të përballet në shtëpi me Duisburgun. Lajmi jepet nga siti ndr.de. "Javët e kaluara na kanë kushtuar jo pak. Unë kam besim te ekipi, që mund të përballojë me sukses një 120 minutësh", tha të martën trajneri i Hanover 96, Dieter Heking. "Ne dëshirojmë të kalojmë në turin tjetër",-shtoi Heking. Lala në ndeshjet e fundit në kampionat thuajse ka qendruar në stol.