Berisha: “Nuk kam frikë nga konkurrenca”

Albania-Sport (AS)- Besart Berisha është shndërruar në lojtarin më të përmendur në mediat gjermane dhe sidomos në ato lokale të Hamburgut. Nuk ka ditë që të mos përmendet emri i tij dhe të citohen deklarata të sulmuesit 21-vjecar shqiptar. Dy gola në tri ndeshje si titullar janë një tregues i qartë i potencës finalizuese që fsheh brenda tij sulmuesi. Berisha shënoi golin e parë në barazimin e Hamburgut me Aahen (3-3), ku barazimi erdhi pas autogolit të Bastian Reinhardt. Hamburgu nuk ia doli të fitonte ndeshjen dhe Berisha nuk e shijoi plotësisht kenaqësinë e golit premierë në Bundesligë. "Për këtë kisha një jetë që ëndërroja, pasi kisha punaur shumë fort, dhe nuk mund ta shijoja plotësisht", - pohon sulmuesi i ri në sitin e gazetës gjermane "Die Welt". Berisha, që mbërriti te Hamburgu nga skuadra daneze e Ligës se parë, Horsens, dëshiron të jetë i suskseshëm më ekipin e tij. Dhe dy golat e tij në tri ndeshje është një fillim i mirë. "Unë do të punoj shumë fort gjatë fazës përgatitore dimërore, për të zënë një vend stabël në 11-she dhe për ta mbrojtur atë", - thotë Berisha, qe e di se e pret një konkurrencë e fortë në sulm pas pauzës dimërore. Drejtuesit e klubit gjerman janë duke menduar për përforcime të tjera në sulm. "Për këtë nuk shqetësohem, - thotë shqiptari, që shton se nuk ka frikë nga presioni. "Unë shoh vetëm se c'duhet të bëj dhe dëshiroj të jap gjithcka", përfundon shqiptari për "Die Welt"