E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paratë nga shitja e Bogdanit, për borxhet e Sienës

Albania-Sport (AS)- Nuk kanë të sosur problemet e Erjon Bogdanit.Tani bëhet fjalë jo për aktivizimin e pakët të tij, por për kondicionin e tij fizik. Sulmuesi shqitpar i Sienës pësoi një dëmtim muskulor në ndeshjen kundër Atalantës, ndërkohë që ai u është nënshtruar një serie radiografish për të qartësuar masën dhe natyrën e dëmtimit. Sipas datasport.it dëmtimi mund ta pengojë Bogdanin të luajë në ndeshjen e së mërkurës kundër Empolit. Në lidhje më lëvizjen e Bogdanit te Xhenoa, lajmet që vinë nga Anglia dhe janë publikuar te ilrestodelkarlino.it, pohojnë se prokuratori i Makarones që aktivizohet te Midëllsboro, Paolo Fabri ka trokitur në dyert e Sienës. "Atëherë kur Bogdani do të ketë lëvizur (te Xhenoa), - thotë Fabri, - mund të hapet një tratativë". Së shpejti mund të mbyllet edhe aventura e presidentit Paolo De Luka në drejtimin e Sienës. Presindenti i klubit toskan, pas katër vitesh mbretërimi mendon ta lërë shoqërinë në të cilëm është aksionist kryesor me 96%. Ndërkaq bëhet e ditur nga "La Gazzetta dello Sport", se shifra prej 3 milionë eurosh që do të inkasohen nga shitja e Bogdanit nuk do të rinvestohet për zëvendësuesin e tij, por për të sheshuar gjendjen debituese të klubit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›