E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdiq Dean Richards

Nga Express më 27 shkurt 2011 në ora 12:09

Dean Richards, ish mbrojtësi i Bradford Cityt, Wolves, Southampton dhe Tottenhamit, ka vdekur në moshën 36 vjeçare. Richards ndërroi jetë të shtunën në mëngjes, pasi humbi betejën e tij me sëmundje.

Gjatë aventurës në Tottenham, Richards vuajti nga kokëdhimbja e shpeshtë dhe ishte detyruar të pensionohet më 2005, pasi mori këshilla mjekësore.

Nga 2007, Richards ishte trajner i ekipit të të rinjve në Bradford City, klubin nga qyteti i tij i lindjes ku kishte filluar karrierën.

“Klubi është i prekur thellë nga lajmi për vdekjen e ish idhullit të tifozëve të Bradford Cityt, Dean Richards”, thuhet në komunikatën e publikuar nga Bradford City.

Transferimi më i madh i tij ishte kalimi nga Southampton në Tottenham për 8.1 milionë funte më 2001, por ai bëri vetëm 73 paraqitje në katër vitet që kaloi në veri të Londrës.

Gjatë asaj kohe, Richards kishte një infeksion të brendshëm në vesh si dhe iu nënshtrua një skanimi për tumor në tru, por rezultatet dolën negative.

Mirëpo, ai ishte këshilluar se do të ishte e dëmshme për shëndetin e tij nëse vazhdon të luajë dhe përfundoi karrierën në mars 2005.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›