E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borussia do të jetë më e fortë

Nga Express më 01 korrik 2011 në ora 11:18

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp, ka insistuar se ekipi i tij në sezonin e ardhshëm do të jetë edhe më i fuqishëm sesa në edicionin e kaluar, kur fitoi titullin e kampionit në Bundesligë.

Dortmundi ka humbur mesfushorin Nuri Sahin, i cili u transferua në Real Madrid, ndërsa ende nuk ka bërë ndonjë përforcim të madh.

Blerjet e deritashme përfshijnë ardhjen e mesfushorit kroat Ivan Perisic nga Brugge si dhe të rinjtë gjermanë Ilkay Gundogan, Mortiz Leitner dhe Chris Lowe. Por, Klopp është optimist për sezonin e ri.

“Kam ndjenjën se do në dispozicion do të kemi ekip më të mirë se në sezonin e kaluar”, tha Klopp gjatë një interviste me të përditshmen gjermane Bild. “Gara në ekip do të jetë edhe më e fortë për shkak të përforcimeve të reja”, u shpreh ai. Dortmund fitoi titullin në Bundesligë me shtatë pikë epërsi ndaj Bayer Leverkusenit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›