E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borxhet do të pengojnë rritjen e eurozonës

FMN:

Kriza e borxheve po vë në rrezik zhvillimin e vendeve të eurozonës. Alarmi këtë herë bëhet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, sipas të cilit, kriza e borxheve ka bërë që kjo të ngadalësojë rritjen ekonomike të parashikuar për vendet që përfshihen nën ombrellën e euros. “Ringjallja e tanishme do të jetë e ngadaltë, për shkak të tensioneve në tregje, pasi është e lidhur me krizën afatshkurtër”, bëjnë me dijeni ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke vlerësuar se shpëtimi nuk do të vijë nga kursimet buxhetore. Edhe pse këto të fundit, ata i cilësojnë si të nevojshme, pohojnë se politika e reduktimit të deficitit do të ndikojë në shkallën e lartë të papunësisë.

E kësisoj, edhe pse do të shkaktojë një rritje ekonomike të mundshme, paketa e kursimeve që mund të ndjekin vendet europiane të eurozonës rrezikojnë rritjen e shkallës së papunësisë, gjë e cila do të tronditë raportet e mirëqenies së qytetarëve të tyre.
Në vijim të kësaj ideje, Fondi Monetar Ndërkombëtar mbetet i idesë se konsideron se janë të nevojshme masat urgjente për stabilizimin e financave të sektorit publik në vendet e Bashkimit Europian.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›