E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borxhet rrezikojnë eurozonën

Kriza e borxheve po rrezikon zhvillimin e vendeve të eurozonës. Alarmi këtë herë bëhet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, sipas të cilit, kriza e borxheve ka bërë që kjo të ngadalësojë rritjen ekonomike të parashikuar për vendet që përfshihen nën ombrellën e euros.

Ringjallja e tanishme do të jetë e ngadaltë, për shkak të tensioneve në tregje, pasi është e lidhur me krizën afatshkurtër, thonë ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke vlerësuar se shpëtimi nuk do të vijë nga kursimet buxhetore.

Edhe pse këto të fundit, FMN i cilëson si të nevojshme, politika e reduktimit të deficitit thuhet se do të ndikojë në shkallën e lartë të papunësisë. E kësisoj, edhe pse do të shkaktojë një rritje ekonomike të mundshme, paketa e kursimeve që mund të ndjekin vendet europiane të eurozonës, rrezikojnë rritjen e shkallës së papunësisë, gjë e cila do të tronditë raportet e mirëqenies së qytetarëve të tyre.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›