Pak bukë sivjet
Nga arat tona sivjet nuk mund të hanë as 30 për qind e kosovarëve. Fushata e korrje-shirjeve sivjet ka nxjerrë rendimentet më të ulëta, që për hektar sillen prej 3300 – 3600 kilogramë.
Ministria e Bujqësisë, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se deri tani është korrur rreth 90 për qind e grurit. Sipas ministrisë, procesi i korrje-shirjeve sivjet ka filluar me vonesë, krahasuar me vitet e kaluara.
“Sipas të dhënave nga terreni, mesatarja e rendimenteve të arritura në këtë vit sillet rreth 3.300 – 3.600 kilogramë për hektar”, thuhet në komunikatën për media.
Pasi të përfundojë fushata e korrje-shirjeve, MBPZHR-ja do të dalë me raportin përfundimtar. Ndryshe, nevojat vjetore të kosovarëve për miell sillen mbi 410 mijë tonë, prej të cilave më shumë se gjysma importohet nga Serbia.