Rektorati privatëve: Bëni publik stafin e brendshëm
Rektorati i Universitetit të Tiranës ka mbledhur dje në një takim shefat e departamenteve në dekanatet e UT-së. Qëllimi i mbledhjes ka qenë lidhur me sqarimet dhe detajet e urdhrit të lëshuar pak kohë më parë nga Rektorati i UT-së për dypunësimin.
Në këtë mbledhje janë sqaruar edhe një herë kushtet që janë vendosur nga rektorati për pedagogët e brendshëm të fakulteteve të cilët kanë një kontratë pune me shtetin. Ndërkohë që është mbajtur një raport lidhur me të dhënat, numrin e pedagogëve të brendshëm të UT-së, titujt dhe gradat shkencore. Ato janë të afishuara edhe pranë faqeve zyrtare të internetit të fakultete.
Rektorati i Universitetit të Tiranës ka kërkuar nga Ministria e Arsimit që të bëhet një transparencë e tillë edhe me universitetet private. Në këtë mënyrë do të bëhen publike stafet akademike dhe do të jetë më e thjeshtë si për të pasur një ide më të qartë të të dypunësuarve, por për të vendosur edhe urat e bashkëpunimit mes kolegësh. Një tjetër sugjerimi i Universitetit të Tiranës është edhe "marrja" shembull ka urdhri i rektoratit javën e shkuar lidhur me dypunësimin. Nga bilancet e kryera dje, në fakultetet e Universitetit të Tiranës rezultojnë të jenë më shumë se 1 mijë pedagogë të brendshëm, të gjithë këta me tituj e grada shkencore. Rregulli duhet të vendoset edhe në universitetet e tjera shtetërore të vendit.
Duke u bazuar në problemet që kanë sot stafet akademike, shtimin e studentëve, miratimin e më shumë programeve të studimit dhe numrit aktual të pedagogëve, në mbledhjen e zhvilluar tri ditë më parë në rektorat, është diskutuar se profesorët duhet të kenë prioritet shtetin dhe më pas privatin. Rektorati i Universitetit të Tiranës ka marrë një vendim të rëndësishëm për sa i takon mbarëvajtjes së mësimit në universitete. Pak ditë më parë dekanët e universiteteve kanë diskutuar mbi një rregull të ri dhe vetëm dje një urdhër i firmosur nga rektori Dhori Kule është shpërndarë në fakultetet e UT-së. "Urdhri lëshohet bazuar në nevojën që personeli akademik ka për të ushtruar funksionet e tij në përputhje me ligjin për arsimin e lartë, statutin dhe rregulloret e UT, si në përputhje me ligjin për arsimin e lartë edhe në drejtim të procesit të mësimdhënies, ashtu edhe për veprimtaritë e tyre kërkimore shkencore", sqaron shkresa. Sipas urdhrit të rektoratit, personeli akademik i universiteteve publike ndalohet të japë mësim te privatët për ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve. Nëse nuk zbatohet, pedagogëve do t‘u ndërpritet kontrata e punës. "Për rrjedhojë personeli akademik efektiv të mos angazhohet në mësimdhënie në institucione private të arsimit të lartë në ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve, ndërsa në Universitetin Europian të Tiranës në asnjë nga ciklet e studimit", thuhet në urdhrin e rektoratit.
L.Mixha