Kartoni Jeshil
Në Europë, çdo vit, ndodhin më shumë se 500.000 aksidente midis automobilistëve që nisin udhëtimin nga shtete të ndryshme të Sistemit të Kartonit Jeshil. Nëse ju përfshiheni në një aksident rrugor në vendin tuaj, i cili shkaktohet nga një mjet me targa të huaja, ju mund të zgjidhni kërkesën tuaj për dëmshpërblim nëpërmjet Sistemit të Kartonit Jeshil. Ju mund t‘ia drejtoni kërkesën për dëmshpërblim Byrosë Tuaj Kombëtare të Sigurimeve Motorike, e cila do ta shlyejë atë në përputhje me ligjin kombëtar në fuqi. Më pas, Byroja Kombëtare do t‘i drejtohet siguruesit të automobilistit që është përgjegjës për aksidentin. Sot, Sistemi i Kartonit Jeshil ka 45 anëtarë, të cilët janë kryesisht shtete europiane, si dhe disa shtete që kufizohen nga deti Mesdhe dhe Irani, për arsye historike. Në Sistemin e Kartonit Jeshil përfshihet edhe Byroja Shqiptare e Sigurimit. Kohët e fundit edhe Rusia është bashkuar me Sistemin e Kartonit Jeshil. Sistemi i Kartonit Jeshil, një lehtësues për kalimin e kufijve! Çdo automobilist që drejton një automjet me targa të regjistruara në një nga këto 45 shtete, falë Sistemit të Kartonit Jeshil, është i çliruar nga detyrimi për t‘u pajisur me policë kombëtare sigurimi në kufi (policë kufitare), nëse ai/ajo është i pajisur me një certifikatë ndërkombëtare sigurimi (Karton Jeshil). Përveç lehtësimit në kalimin e kufijve, Sistemi i Kartonit Jeshil organizon edhe shlyerjen e kërkesave për dëmshpërblim. Byroja e Siguruesve Motorikë e vendit të vizituar mbron palët e dëmtuara nga mjetet e siguruara me karton jeshil. Kjo Byro është e autorizuar, duke u mbështetur në autorizimin e dhënë nga Byroja që ka lëshuar kartonin jeshil, të ndjekë procedurat ligjore lidhur me çdo kërkesë për dëmshpërblim. Kjo Byro, gjithashtu, mund të trajtojë dhe të shlyejë kërkesën për dëmshpërblim në emër të Byrosë që ka lëshuar kartonin jeshil.
Kur trajton një kërkesë për dëmshpërblim, ajo merr parasysh kushtet e policës së sigurimit nëse është në përputhje me ligjin mbi sigurimin e detyrueshëm të vendit. Kompensimi i paguar, së bashku me shpenzimet operative dhe tarifën e trajtimit të rënë dakord, i rimbursohen plotësisht Byrosë. Për këtë arsye, qeveritë e atyre shteteve të cilat janë anëtare të Sistemit të Kartonit Jeshil kanë rënë dakord që të mos pengojnë transferimin e vlerës së nevojshme për shlyerjen e borxheve që rrjedhin nga trajtimi i kërkesave për dëmshpërblim.
Aktivitetet e çdo Byroje të Siguruesve Motorikë koordinohen nga Këshilli i Byrove, me seli në Bruksel. Këshilli i Byrove është një organizëm teknik, jopolitik dhe është Organizata Menaxhuese e Sistemit të Kartonit Jeshil.
Përmirësimi i Sistemit të Kartonit Jeshil
Me rritjen e trafikut rrugor ndërkombëtar u bë e qartë që kontrolli në pikat kufitare për vlefshmërinë e kartonëve jeshilë të automobilistëve kërkonte shumë kohë dhe krijoheshin pengesa për lëvizjen e lirë të personave dhe mallrave, veçanërisht brenda strukturës së një Tregu të Përbashkët. Për këtë arsye, Shtetet Anëtare të Bashkimit Europian, Andora, Kroacia, Norvegjia, Zvicra dhe Lihtenshtajni ranë dakord që targat e vlefshme të regjistruara të këtyre shteteve do të zëvendësonin Kartonin Jeshil dhe do të ishin provë e mjaftueshme për mbulimin në sigurim. Si pasojë e këtij vendimi, për këto 32 shtete, Kartoni Jeshil nuk është më një dokument që kërkohet kur kalon kufirin. Kartoni Jeshil është një certifikatë ndërkombëtare sigurimi për të gjitha shtetet e tjera anëtare të Sistemit të Kartonit Jeshil. Rezoluta e konsoliduar mbi Lehtësimin e Transportit Rrugor Ndërkombëtar Rekomandimi Nr. 5, e cila është miratuar 60 vjet më pare, ka pësuar disa ndryshime. Përmbajtja e saj tani shfaqet në Aneksin 1 të Rezolutës së Konsoliduar mbi Lehtësimin e Transportit Rrugor Ndërkombëtar, të miratuar në vitin 2004 nga Komiteti i Transportit Rrugor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Megjithatë, të gjitha parimet bazë të shkruara në Rekomandimin Nr. 5, edhe pse ka disa përjashtime, vazhdojnë të jenë të aplikueshme.