Borxhet e Serbise rriten cdo minute

Alarmin për këtë gjendje e tregojnë edhe të dhënat nga shërbimet e tregtisë që tregojnë se borxhet janë rritur për një vit në rreth 750 milionë euro më shumë.
Vetëm në vitin e kaluar borxhi i Serbisë ka arritur në 23.24 miliardë euro apo është rritur në 214 milionë euro për një muaj.
Që nga vitit 2008 borxhi i Serbisë është rritur për katër miliardë euro, ndërkaq në ditë vitin e kaluar është futur në borxhe për jo më pak se 4.86 milionë euro.
Shteti thonë ekspertët ka financuar kamatat e mëdha në borxhet e mëhershme, ndërkaq presin që megjithatë dy vitet e ardhshme të ketë një rritje ekonomike pasi kompanitë pritet të ndalojnë rënien e fuqisë së tyre.
Serbia ndonëse me një ekonomi të mirë dhe prodhuese nuk ka arritur të mëkëmbet në tërësi nga koha e sanksioneve.