E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, thesari sekret i Mubarak70 miliardë dollarë

KAJRO- Presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak konsiderohet njeriu më i pasur i botës. Sipas ekspertëve nga Lindja e Mesme, pasuria e tij vlerësohet në mbi 70 miliardë dollarë. Nëse kjo gjë vërtetohet atëhere, Mubarak lë pas për nga pasuria edhe Meksikanin Karlos Slim, presidentin mikrosoftit, Bill Gates apo manjatin Warren Buffet.

Sipas gazetes britanike “The Guardian” 82 vjecari i cili drejton Egjiptin që nga vitit 1981 ka fshehur pasurinë e tij në bankat e Zvicrës megjithatë ai ka investuar edhe në një sërë pronash të patudshme në Manhatan, Londër e Beverli Hills të Kalifornisë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›