E Diel, 1 Nëntor 2026

Jacallari Fitues prej zgjedhjeve korrekte

Prioriteti imediat i kreut te ri te komunes se Trebinjes Feim Jacallari eshte rikonstruksioni i shkollave dhe projektbuxheti 2011. Kandidati i Levizjes Socialiste per Integrim i cili fitoi te dielen zgjedhjet per te kryesuar komunen e Trebinjes ne rrethin e Pogradecit tha ne nje prononcim per mediat se rezultati i zgjedhjeve deshmon se koalicioni i integrimit PD-LSI eshte teresisht funksional. Jacallari u shpall fitues me 701 vota kundrejt rivalit te tij te Partise Socialiste Behar Kastrioti qe mori 630 vota. Kryetari i ri i komunes se Trebinjes Jacallari vuri ne dukje se fitorja e tij u realizua ne nje zone bastion te Partise Socialiste qe deshmon me se miri se Aleanca per Integrim ka punuar ne drejtimin e duhur. Zgjedhjet ishin korrekte dhe te standardeve evropiane - u shpreh Jacallari nderkohe qe shprehu falenderimet e tij per kandidatin e PS-se Kastrioti per menyren se si u zhvillua gara dhe mirekuptimin e besimin e treguar nga zgjedhesit. Edhe pse eshte zgjedhur kryetar i komunes se Trebinjes per nje kohe relativisht te shkurter Feim Jacallari thote se prioritet i punes se tij do te jete zgjidhja e disa problemeve me emergjente te zones. Jacallari beri me dije se ka hartuar nje program afatshkurter dhe afatgjate ne vemendjen e te cilit do te jene shkollat dhe kopshtet e komunes se Trebinjes ku kushtet e zhvillimit te programit mesimor jane te veshtira. Ne diten e pare qe do te futem ne zyre do te jap urdher per rregullimin e gjendjes se rende te disa shkollave ne menyre te vecante te cative te tyre ku shiu qe bie jashte hyn brenda. Ne disa raste gjate fushates elektorale femijet na ndalonin ne rruge dhe na kerkonin rregullimin e shkollave. Do te mundohem qe brenda ketij muaji te zgjidh probleme emergjente ne menyre te vecante rikonstruksionin e cative te shkollave dhe kopshteve pajisjen me xhama te te gjitha dritareve furnizimin me dru etj. - nenvizoi kreu i ri i komunes se Trebinjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›