E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI Si ia morem bastionin Edi Rames

LSI pershendeti dje zgjedhjet ne komunen e Trebinjes ku rezultoi fitues kandidati i kesaj force politike i mbeshtetur nga mazhoranca. Megjithese nje komune e vetme LSI permes sekretarit te Pergjithshem Luan Rama beri te qarte se rezultati ishte tregues i mbeshtetjes se bashkepunimit LSI-PD ne qeverisje marre parasysh faktin se kjo komune ka qene bastion i hershem i PS-se. Sipas Rames rezultati i pardjeshem eshte nje tregues domethenes i cilesise se angazhimit dhe pjesemarrjes se banoreve te zones ne votim nga njera ane dhe nga ana tjeter zgjedhja qe ata kane bere eshte deshmia e mbeshtetjes dhe e perkrahjes qe gezon LSI-ja ne menyre te vecante dhe i gjithe Koalicioni per Integrim ne ate zone. Luan Rama permendi faktin se komuna e Trebinjes duke qene nje komune e majte pergjithesisht me votues qe ne menyre tradicionale kane votuar te majten ne rastin e zgjedhjeve te zhvilluara dje per kryetarin e komunes kane zgjedhur gjithashtu nje perfaqesues dinjitoz te se majtes reale demokratike dhe evropiane ne Shqiperi. Nga kjo pikepamje ne konsiderojme kete rast nje moment te rendesishem te LSI-se dhe ftoj gjithashtu banoret e zones jo vetem ta mbeshtesin kryetarin e ri te komunes por edhe ta monitorojne ate sepse eshte shume i rendesishem produkti i qeverisjes dhe nga kjo pikepamje me gjithe angazhimin seriozitetin dhe kualitetet qe perfaqesojne te gjithe te zgjedhurit e LSI-se une garantoj banoret e Trebinjes se kryetari i ri i komunes do te jete kryetari i te gjithe banoreve te Trebinjes. LSI-ja qe ai perfaqeson do te deshmoje se di te punoje per te gjithe votuesit per te gjithe banoret e zones pa asnje dallim partiak apo politik - u shpreh zyrtari i LSI-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›