PD Shehu Te rritet taksa e makines

Deputeti i PD-se anetar i Komisionit te Ekonomise z. Sherefedin Shehu propozoi dje rritjen e takses se makinave. Gjate mbledhjes se djeshme te grupit parlamentar te PD-se ne pjesen pa pranine e medias deputeti demokrat foli per domosdoshmerine e rritjes se kesaj takse si nje domosdoshmeri per situaten aktuale ekonomike. Burime brenda mbledhjes se grupit parlamentar te PD-se bene te ditur se ndryshe nga Kryeministri Sali Berisha i cili nuk reagoi lidhur me propozimin e z. Shehu nderhyri ministri i Financave Ridvan Bode. Ai deklaroi se ligji aktual eshte i mire dhe siguron te ardhura ne buxhetin shtetit. Gjate takimit te perjavshem me deputetet Berisha pa pranine e mediave i kushtoi nje rendesi te vecante ceshtjes se riciklimit te plehrave ndersa rrezoi akuzat e PS-se lidhur me kete ceshtje.