E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borxhet të shlyhen para reformës

Borxhet e spitaleve të vendit, të akumuluara gjatë viteve, duhet të shlyhen një herë e mirë, para se qendrat spitalore të nisin reformën më 1 janar 2009. Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka deklaruar se një vendim i qeverisë, që pritet të miratohet shpejt, do të japë zgjidhjen, duke dhënë një përgjigje nëse këto para do t‘i shlyejë Ministria e Shëndetësisë, apo do të gjendet një metodë tjetër alternative. Ajo që dihet me siguri është se qendrat shëndetësore duhet të jenë të "pastra" dhe të rregullta, kur të nisë reforma e shumëpërfolur në janar të 2009-ës. Qeveria po përgatit një plan për mënyrën e trajtimit të borxheve të spitaleve, të mbartura në vite, duke i paraprirë kështu përfshirjes së tyre në skemën e sigurimeve të kujdesit shëndetësor, nga 1 janari i vitit 2009. "Borxhet e spitaleve, për shkak të tenderëve, janë të mëdha dhe të trashëguara ndër vite", tha drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana. Sipas saj, po hartohet një plan i Këshillit të Ministrave se si do të trajtohen këto borxhe në vitin 2009 dhe vendimi do të merret këto ditë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›